Protesta e opozitës, Meta reagon nga burgu: Nuk ka forcë në botë të ndalë Uraganin e Lirisë

29 Tetor 2024, 22:14Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pamje nga protesta e opozites

Ilir Meta ka reaguar nga burgu pas protestës së opozitës që bllokoi akset rrugore të vendit nga veriu në jug, në 6 nyje nevralgjike.

“Falenderim dhe mirënjohje të përzemërt për qindra mijëra shqiptarë patriotë në mbarë vendin që u ngritën në këmbë me guxim dhe me ndjenjë të fortë patriotike e kombëtare, në përballje pa kthim me Narkoshtetin për të marrë në dorë fatet e Shqipërisë.

Nuk ka forcë në botë të ndalë Uraganin e Lirisë”, shkruan Meta në rrjetin social.

 

 


Video