A do të përjashtohet sot deputeti Ornaldo Rakipi nga grupi?

19 April 2022, 09:48Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
A do të përjashtohet sot deputeti Ornaldo Rakipi nga grupi?
Në foto: Kryeministri Rama, ish-deputeti i PDIU, Aqif Rakipi dhe djali i tij

Teksa babai i tij, ish-deputeti i PDIU, Aqif Rakipi u fut në listën e zezë të SHBA-ve, PS pritet të mbajë sot një qëndrim zyrtar për fatin e Orlando Rakipit, deputet i kësaj force politike.

Mësohet se në mbledhjes e grupit që pritet të nisë në orën 10:00, do të jepet edhe verdikti për deputetin e PS.

Ky i fundit në një prononcim për mediat tha se ishte i gatshëm që të linte mandatin e tij të deputetit, ndërsa këmbëngul për pastërti të figurës së babait të tij.

Kujtojmë se departamenti amerikan i Thesarit shpalli sanksione financiare për Rakipin të hënën, duke e përshkruar atë si një “ish-deputet famëkeq nga Elbasani me ndikim të dëmshëm dhe destabilizues në proceset politike në Shqipëri”.

Sipas vendimit, Rakipi ka qenë prej kohësh ‘pjesë e krimit të organizuar dhe ka ushtruar ndikim të paligjshëm për të emëruar zyrtarë publikë në Elbasan dhe në Tiranë”.

Me mbështetjen e tij u zgjodhën 2 deputetë në listat e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të prillit 2021, i biri, Ornaldo Rakipi dhe dhëndri i vëllait të tij, Saimir Hasalla


Video