Partia Socialiste do të shprehet nesër zyrtarisht se çfarë vendimi do të merret për deputetin Orlando Rakipi, babai i të cilit, ish-deputeti Aqif Rakipi u shpall ‘non grata’ nga SHBA.
"Unë u kam thënë se do të kem një komunikim pas mbledhjes së grupit të PS-së"- tha Balla.
Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka bërë të ditur se procesi për zgjedhjen e presidentit të ri do të nisë nga dita e nesërme.
Balla u zotua se ky proces do të jetë transparent dhe theksoi ndër të tjera se vendit, sipas tij i duhet një president normal, që të përfaqësojë unitetin kombëtar.
“Unë do të kem sot një komunikim me gazetarët në lidhje me procesin për zgjedhjen e presidentit. Procesi që PS për herë të parë drejton në mënyrë të drejtpërdrejtë pas shumë vitesh do të jetë transparent, do të ketë një standard. Ne na duhet një president që të respektojë normën kushtetuese, një president që na bashkon, që përfaqëson unitetion kombëtar. Procesi do të nisë prej ditës së nesërme. Procesi ka disa garanci dhe verifikime”, tha ai në një prononcim për mediat.