
Mes 33 deputetëve të grupit parlamentar të Partisë Demokratike që kanë firmosur platformën e propozuar nga Alibeaj për bashkimin e partisë figuron edhe firma e Zef Hilës.
Por, dy ditë më vonë, Zef Hila ka bërë prapakthehu dhe përmes një postimi në Facebook e quan platformën “me shumë hapësira dhe krijon ngërçe, të cilat nuk zgjidhin por përkeqësojnë situatën në radhët e demokratëve”
Hila kërkon që të shfuqizohet çdo vendim që ka përjashtuar deputetët nga grupi parlamentar, duke rikthyer kështu, sipas tij, edhe Sali Berishëm.
“Grupi parlamentar i dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit 2021 duhet të jetë unifikues, duke filluar me shfuqizimin e çdo vendimi për përjashtim të deputetëve të grupit parlamentar. Të gjithë demokratët duhet te jenë të bashkuar nën një sigël të vetme të Partisë Demokratike. Vota e lirë e çdo demokrati është baza për zhvillimin dhe forcimin e Partisë Demokratike”, propozon ai.