“Rithemelimi” zgjedhje në Vlorë, Pogradec, Sarandë dhe Delvinë

17 April 2022, 10:08Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Rithemelimi” zgjedhje në Vlorë, Pogradec, Sarandë
Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike po zhvillon sot zgjedhjet në disa degë të PD-së si në Vlorë, Pogradec, Patos, Sarandë dhe Delvinë

Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike po zhvillon sot zgjedhjet në disa degë të PD-së si në Vlorë, Pogradec, Patos, Sarandë dhe Delvinë do të zgjedhin kryetarin e ri.

Procesi i votimit është hapur që në orën 07:00, deri në 18:00, ku demokratët do të votojnë mes kandidatëve që konkurojnë për postin.

Në garë për Vlorën janë katër kandidatë, Atird Hoxha, Edmond Banushaj, Fatjon Fejzaj dhe Lorenc Danaj, ndërsa për Pogradecin 2 kandidatë në garë që janë, Gentian Cela dhe Kasem Galla.

Për kreun e degës Sarandë kandidojnë Elvis Kuci, Manjola Nikollo, Rigels Dervishi dhe Robert Haxhi. Ndërsa për kreun e degës Delvinë kandidojnë Altin Kallapodhi, Aasan Alizoti dhe Nevila Ziguri. Zgjedhjet e Kryetarëve të degëve zhvillohen sipas parimit “një anëtar një votë” dhe rezultatet do të shpallen brenda ditës.

Kujtojmë se ditën e djeshme Komisioni i Rithemelimit zhvilloi zgjedhjet në nëntë degë të Partisë Demokratike, konkretisht në Kuçovë, Skrapar, Elbasan, Tropojë dhe në 4 degë të Tiranës.

Komisioni i Rithemelimit ka zgjedhur më herët kryetarin e degëve në Fushë Krujë (Agron Loka); Selenicë (Leonard Rakipaj); Fier (Rrapi Gjika); Mallakastër (Resmi Shanaj) dhe në Roskovec (Emels Xhaxhaj.


Video