A është platforma e bashkimit produkt i ambasadës amerikane? Alibeaj flet edhe nëse ka synim drejtimin e PD-së

16 April 2022, 11:17Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
A është platforma e bashkimit produkt i ambasadës amerikane?
Enkelejd Alibeaj

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj u pyet sot nga gazetarët për takimin që ka pasur disa ditë më parë me ambasadoren amerikane Yuri Kim.

Ai tha se platforma e bashkimit të PD nuk është produkt i ambasadës amerikane, por i deputetëve të PD, anëtarë të grupit parlamentar.

A na garantoni ju se kjo platformë nuk është produkt i ambasadës amerikane?

Alibeaj: Kur e kam takuar ka pasur kërkesë si ndodh rëndom nga përfaqësues të shteteve të akredituar në Shqipëri. Kam takuar e do takoj këdo. Autorësia e kësaj platforme është e deputetëve të PD, anëtarë të grupit parlamentar, ata që unë citova, madje me tepër se kaq, e të gjithë demokratëve të përfaqësuar prej deputetëve anëtarë të grupit parlamentar.

A është synimi juaj posti i PD?

Alibeaj: Më e rëndësishmja në një parti politike e në një situatë si është kjo është bashkimi i njerëzve. Egoizmi individualist nuk kanë vend, nuk kanë vend.

 


Video