"Basha ha darka dhe dreka me Qifen", Bardhi ironizon Berishën: “Opozitë” e vërtetë, jo llafe

15 April 2022, 13:24Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Basha ha darka dhe dreka me Qifen", Bardhi ironizon Berishën:
Në foto: Ish kryeministri Sali Berisha dhe deputeti Gazment Bardhi

Gazmend Bardhi ka reaguar me ironi ndaj deklaratës së Sali Berishës mbi një drekë të konsumuar mes Lulzim Bashës dhe Aqif Rakipit, i cili është përballur sëfundmi me sanksione nga Thesari Amerikan.

Bardhi shkruan se Berisha nuk ka komentuar sanksionet e SHBA-së për Rakipin, por drekën me Bashën duke aluduar për një bashkëpunim mes ish-kryeministrit dhe ish-deputetit gjatë procesit të Foltores.

Postimi i Gazment Bardhit:

Qëndrim ineterestant i Sali Berishës: Nuk ka komentuar vendimin për sanksionet e SHBA ndaj Aqif Rakipit, mqs ai nuk qenka shpallur non-grata se ka blerë vota në bashkëpunim me krimin e organizuar për llogari të Edi Ramës, por sepse ka ngrenë drekë me Lulzim Bashën. “Opozitë” e vërtetë, jo llafe. ????

 


Video