A do të ulet Gjermania në një tavolinë me Sali Berishën? Flet ambasadori Zengraf

15 April 2022, 11:19Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
A do të ulet Gjermania në një tavolinë me Sali
Në foto: Ish kryeministri Sali Berisha dhe ambasadori gjerman Peter Zengraf

Ambasadori gjerman Peter Zengraf ka qenë ditët e fundit në Korçë dhe Pogradec, ku ka dhënë një intervistë mbi zhvillimet e fundit politike në vendin tonë, përfshirë edhe situatën në Partinë Demokratike.

Zingraf u shpreh se shpreson që PD të gjetë sa më parë vetveten, në mënyrë që ti shërbejë vendit, ndërkohë që tha se lidershipi i ri duhet të shohë nga e ardhmja.

Pyetjes nëse Gjermania do të ulet në tavolinë me çdo të zgjedhur në krye të PD, ambasadori u shpreh: Një opozitë e fuqishme i shërben veprimtarisë kontrolluese kundrejt qeverisë dhe zgjedhësve, shpresoj që PD të rigjejë veten, dhe të bëhet një parti efektive, pasi zgjedhjet e ardhshme janë në derë.

"Ne do të kishim dëshirë që të zhvilloheshin procese transparente brenda për brenda PD-së, shpresojmë shumë që të gjendet një zgjidhje politike sa më e përshtatshme.

Unë mendoj që partia ka nevojë për një udhëheqje të orientuar drejt së ardhmes, do të ishte më e vendit nëse do të flisnim për përmbajtjen dhe jo për personat e caktuar.

Sa i takon nismës së qeverisë shqiptare, për të kërkuar ndarjen nga Maqedonia e Veriut në procesin e Integrimit, ambasadori gjerman u shpreh: Dua të rikujtoj se të gjitha shtetet anëtare janë shprehur, se kushtet ishin plotësuar, dhe si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të kishin nisur negociatat.

Pikërisht kjo është pjesë e pozicionit të Gjermanisë, që një çështje dypalëshe si ajo mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut u bë pjesë e procesit, ne do të përpiqemi që të bëjmë sa më shumë për afrimin e palëve.

Në vitin 2020 Maqedonia u desh që të priste Shqipërinë, dhe tani kemi një situatë të ndërsjelltë, të gjithë po punojmë që të kapërcejmë këto pengesa, mendoj se Maqedonia e Veriut e ka merituar që të pritet dhe të tregohet solidaritet ndaj saj, u shpreh ambasadori gjerman.


Video