Për cilin ministër flet Arian Çani se do merret i pandehur për inceneratorët? “I fillon emri me A”!

14 April 2022, 23:08Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Për cilin ministër flet Arian Çani se do merret i pandehur
Kabineti "Rama"

Çështja e inceneratorëve pritet të ketë të tjera zhvillime.

Gazetari Arian Çani ka paralajmëruar sot se pritet të merret në hetim një anëtar i qeverisë.

Çani nuk dha emër, por vetëm inicialin A, duke lënë të kuptohet se është një nga bashkëpunëtorët më të afërt të kryeministrit.

"Shumë shpejt pritet një tjetër çështje penale. Do të merret një i pandehur nga qeveria për inceneratorët. I fillon emri me A. Nëse kjo ndodh, se mos më thoni që Edi Rama nuk dinte gjë. Kujdes po të mbajti afër Edi Rama se në fund e ke ngrënë sa krahu!", tha Çani në emisionin ‘Të Paekspozuarit’.

Gjatë Kongresit të së shtunës, kryeministri Edi Rama ‘goditi’ sa jashtë, ashtu edhe brenda partisë.

Me rreshtave, një fjali e shkurtër e tij u drejtohej deputetëve dhe ministrave që ka në varësi për të mos qenë ‘grykës’ dhe të vendosin pasuri në kurriz të shqiptarëve.

“Në botën tjetër nuk punojnë kartat e kreditit. Në Sharrë më mirë përgatituni që të shkoni siç dilja unë dikur në plazh se asgjë nuk ju dallon nga ata tjerët atje dhe kostumin lëruani djemve... se me burrat e kam”, tha Rama.

Burime të Voxnews.al pohojnë se në Qeveri të gjithë e dinë për një ministër që është kapur me karta krediti të një biznesmeni duke shpenzuar mbi 200 mijë euro dhe të cilit nuk iu dha hapësirë për të folur gjatë Kongresit. Ai është përfolur këto kohë se do të shkarkohet nga posti.

 


Video