Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Pas marrjes së detyrës në krye të Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia ka bërë lëvizjet e para duke shkarkuar mbështetësit e Lulzim Bashës.
Kryebashkiaku i Shkodrës ka shkarkuar nga detyra Altin Shabajn, administrator i njësisë Postribë si dhe Gjovalin Derragjatin, administrator të njësisë Dajç.
Këta dy të fundit publikisht në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit mbështetën kandidatin e Lulzim Bashës, Xhemal Bushati.
Ndonëse në Shkodër u duk një frymë bashkimi mes deputetëve mbështetës të Bashës dhe Bardh Spahisë, Spahia nuk nguroi të ndëshkonte “kundërshtarët” e tij në garën elektorale të 6 marsit. Ndoshta me “porosi” nga ish-kryeministri Sali Berisha.