
Djali i Aqif Rakipit, Ornaldo i përçoi nga foltorja e Kuvendit një mesazh ish-kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
“Kam një fjalë për Lulzim Bashësn, mos mallko suksesin e tjetrit. Politika është takime me njerëzit, prandaj ke dështuar se nuk ke arrit që të marrësh besimin e njerëzve se je fals dhe je materialist. Njerëzit duan kur t’u gjendesh atyre në ditë të vështira, kur kanë një problem, kur nuk i dëgjon kush. Babi im bëhet copash për të ndihmuar një njeri në nevojë, babai im ndryshe nga ti ka burrëri”, tha ai.
Deputeti socialist ftoi të gjitha mediat që të hetojnë aktivitetin e tij, ndërsa tha se do të jetë në gjendje që të justifikojë besimin e qytetarëve shqiptarë që e votuan për deputet në Kuvend.
Ornaldo Rakipi u shpreh se babai i tij po shqyrton mundësinë e apelimit të vendimit të DASH.