Berisha: Kur do ta shpallim datën për zgjedhjen e kryetarit të PD

18 April 2022, 21:32Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Berisha: Kur do ta shpallim datën për zgjedhjen e kryetarit të PD
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në Syri Tv se Kuvendi i 30 prillit do të zgjedhë Këshillin Kombëtar dhe më pas Këshilli Kombëtar do të zgjedhë kryesinë.

Berisha tregoi se më 30 prill do të shpallet data e zgjedhjes së kryetarit të partisë.

“Kjo është agjenda e 30 prillit. Do shpallet data e zgjedhjes së kryetarit të partisë. Këtë s’ka nevojë ta bëjë Kuvendi, këtë e bën ose Komisioni i Rithemelimit para Kuvendit ose kryesia pas Kuvendit të 30 prillit”, deklaroi Berisha.

Berisha tha më tej se Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj kanë bërë gjithçka për të manipuluar grupin parlamentar duke mos njohur Kuvendin e 11 dhjetorit dhe zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Berisha akuzoi Bashën dhe Alibeajn se janë përfshirë në një proces të turpshëm manipulimi të grupit parlamentar, ndërsa shtoi se ata të dy që tani nëpërmjet Ramës, duan të hedhin poshtë 11 dhjetorin dhe 6 marsin.

"Basha dhe Alibeaj janë angazhuar në një proces të turpshëm manipulimi të grupit parlamentar. Duke u angazhuar në këtë proces ata i lejuan vetes të mbajnë, të vazhdojnë qëndrimin e mosnjohjes së Kuvendit të 11 dhjetorit. Këtu fillon çdo gjë. Basha dhe Alibeaj bëjnë gjithçka edhe tani që nëpërmjet Ramës të hedhin poshtë 11 dhjetorin dhe votimin e 6 marsit. Ata bëjnë gjithçka për të krijuar partinë e tyre”, tha Berisha.


Video