Plagoset me thikë 39-vjeçari në Pogradec, në pranga autori! (Emrat)

23 Nëntor 2026, 09:22Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Plagoset me thikë 39-vjeçari në Pogradec, në pranga
Korçë

Pas ngjarjes në fshatin Neviçisht të Korçës, një tjetër plagosje me thikë u regjistrua mbrëmjen e djeshme në qytetin e Pogradecit.

Plagosja mësohet se ka ndodhur në lagjen 4, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, mbeti i plagosur 39-vjeçari, Olger Vesho. 

Forcat e komisariatit të policisë Pogradec kanë identifikuar autorin Genci Gegprifti dhe kanë bërë arrestimin e 55-vjeçarit.

I plagosuri ka marrë dëmtime në pjesën e qafës dhe në dorë ndërsa raportohet jashtë rrezikut për jetën. Materialet proceduriale janë dërguar në prokurori për veprën penale "vrasje me dashje e ngelur në tentativë".


Video