“Zoti na riktheu buzëqeshjen”, Anna Lika jep lajmin e ëmbël pak ditë pas vdekjes së nënës, Ilda Gjoni

13 January 2024, 15:07Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Zoti na riktheu buzëqeshjen”, Anna Lika jep lajmin e
Anna Lika

Pak ditë pas humbjes së nënës, aktorja Anna Lika, duket se ka gjetur një arsye për të buzëqeshur. Kjo pasi është bërë teze. Lajmin e ka bërë me dije vetë Lika përmes një postimi në rrjetet sociale. 

“Mes këtyre ditëve kaq të trishta për ne, Zoti na riktheu buzëqeshjen me ty drita jonë e vogël. Mirë se erdhe në jetë Zeina, tezja të do shumë”, shkruan ajo përkrah fotografisë.

“Zoti na riktheu buzëqeshjen”, Anna Lika jep lajmin e

Pak ditë më parë u nda jeta nëna e saj Ilda Gjoni. Kjo e fundit nuk arriti ta fitojë betejën me sëmundjen e rëndë.


Video