FOTO/ Sonte nis Big Brother Vip, reagon Arbana Osmani: Shumë suksese mikut tim...

13 January 2024, 12:26Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO/ Sonte nis Big Brother Vip, reagon Arbana Osmani: Shumë suksese mikut
Arbana Osmani

Teksa na ndajnë vetëm pak orë nga nisja e edicionit të tretë të Big Brother Vip, ish-moderatorja e emisionit Arbana Osmani ka uruar prezantuesin aktual Ledion Liço, të cilit produksioni i besoi këtë vit prezantimin e reality show-t më të ndjekur në Shqipëri.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram, Arbana thotë se ka patur fatin dhe privilegjin të jetë për shumë vite me rradhë prezantuese e Big Brorther, ndërsa i uron shumë suksese mikut të saj të vjetër siç ajo e cilëson, Ledion Liçon dhe gazetareve që punojnë për emisionin që gozhdoi vjet shqiptarët para ekranit të televizorit.

Postimi i Arbana Osmanit:

“Sonte fillon aventura e BB Vip, një aventurë e jashtëzakonshme televizive, pjesë e së cilës kam patur fatin dhe privilegjin të jem për shumë vite me rradhë.

Përjetë falenderuese dhe mirënjohëse Tanit që më zgjodhi atëherë kur besim te unë nuk kishte askush, dhe Lorit e Sares me të cilat vazhduam për dy vite të gozhdojmë shqiptarët para ekranit për muaj me rradhe duke bërë bashkë gjithë familjen.  Shume suksese sonte mikut tim te vjeter @mr.ledionlico dhe gocave te mia @lorinamixha @kristina.mere @petrina.gorica, you’ll do great, as always:)

E në fund faleminderit juve, ndjekësve të mi, për te gjithë vleresimin dhe dashamiresinë karshi meje. Ju lexoj dhe ju shoh gjithmonë. Ju dua!”, shkruan Arbana Osmani në Instagram.



Video