“E kam parë listën...”/ Ilir Shaqiri zbulon që tani dy emrat që do të përballen për çmimin e parë në BBV3

12 January 2024, 17:13Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“E kam parë listën...”/ Ilir Shaqiri zbulon që tani
Ilir Shaqiri

Balerini i njohur Ilir Shaqiri ka treguar eksperiencën e tij si juri i edicionit të dytë të ‘Dancing With The Stars’.

I ftuar në pjesën e dytë të emisionit ‘Pardon My French’, balerini ka komentuar gjithashtu edhe reality show-n e njohur ‘Big Brother Vip’ që do të nisë të shtunën në mbrëmje, ku shpreh bindjen se Julian Deda dhe Romeo Veshaj do të jenë personazhet që do të përballen për çmimin e madh në finalen e madhe.

Kujtojmë se Shaqiri ka qenë banor i edicionit të parë të këtij formati ku fitoi edhe çmimin e madh.

“E kam parë listën dhe me thënë të drejtën thashë nëse janë pjesëmarrësit apo rezultati final. Nga e gjithë ajo listë që doli njoh 5 ose 6 veta. Dhe të tjerët nuk i njoh sepse nuk na ka lidhur asgjë. Është një kast shumë i ndryshuar, me karaktere të ndryshme. E kam të qartë se kush do të jetë një lloj fërkimi shumë i fortë. E di që të dy do luftojnë fort për të arritur finale. Jul Deda dhe Romeo Veshaj”, deklaroi Ilir Shaqiri.


Video