Trondit ish-missi nga Kosova, publikon pamjet e dhunës fizike nga partneri (FOTO)

29 Shkurt 2024, 10:53Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ish-missi dhe një nga femrat më të bukura shqiptare, Drenusha Latifi, ka tronditur opinionin me rrëfimet e saj së fundmi lidhur me dhunën fizike të ushtruar nga ish-bashkëshorti i saj gjatë kohës që ishin bashkë.

Ajo ka zbuluar edhe fotografitë e dhunës, të cilat janë sa të tmerrshme aq edhe shqetësuese për t’u parë, duke qenë se demonstrohet rrahja brutale e ushtruar nga ish-partneri i saj, Atilla Kardesh.

Fotografitë ajo i ka zbuluar gjatë një intervistë të dytë për emisionin “Kosova Today”, ku shikuesit kanë ngelur të shokuar nga pamjet që ajo ka bërë publike.

Ish-misi i Kosovës ka treguar se e ka denoncuar burrin për dhunën e shkaktuar ndaj saj.

Latifi ka treguar se ajo është në proces gjyqësor më burrin e saj dhe janë divorcuar prej afro një viti. Ndër të tjera ajo ka pohuar:

“Nëse është dhunë fizike ajo kalon, nuk e harron por kalon, mirëpo dhuna psiqike asnjëherë nuk kalon”, është shprehur ish-misi.

Video