Emily Ratajkowski shfaqet provokuese në setin e ri fotografik

28 Shkurt 2024, 18:25Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Emily Ratajkowski

Modelja e famshme Emily Ratajkowski është rikthyer në rrjetet sociale me foto të reja tejet provokuese.

Modelja, e cila poston shpesh foto "hot", ka ndarë në Instagram një seri imazhesh në të cilat pozon me një veshje të zeze me një dekolte të theksuar.

Në foto Ratajkowski pozon në krevat, ndërsa në mbishkrimin e postimit ka shkruar “ mirëmëngjes” në frëngjisht.

Pak ditë më parë u publikua videoklipi i ri i Travis Scott ku modelja luante.

Në klipin e publikuar të martën, më 26 shkurt, reperi 32-vjeçar zgjohet në shtratin e tij, ku shfaqet papritur Ratajkowski e veshur me të brendshme.

Video