
Kohë më parë këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa u akuzua në rrjet se ka kopjuar vijën melodike të këngës së Soni Malaj “Fuoristrada”.
Muzika e kësaj të fundit dhe “Dance The Night” e cila u publikua për herë të parë në vitin 2023 janë pothuajse identike.
Së fundmi artitsja gjatë një interviste në emisionin “E diela jonë” ka folur edhe rreth kësaj çështje.
E pyetur nga moderator së sa lekë e ka paguar këngëtarja, Soni tha: “Ia falim Dua Lipës, çfarë do? Do ndonjë këngë tjetër t’ia falim”, duke treguar se nuk ka marrë asgjë si shpërblim.
Ngjashmëria mes dy këngëve nuk u komentua vetëm në Shqipëri por edhe jashtë vendit, ku një influencer i huaj krahasoi dy këngët e artisteve shqiptare në faqen e tij të TikTok.
Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, përballet me akuza për ngjashmëri ose kopjim të këngës, pasi edhe vitin e kaluar artistja u akuzua se ka kopjuar gjithë vijën melodike të këngës të hitit të saj “Levitating”, për të cilën nuk ka dhënë asnjë shpërblim autorit të saj të vërtetë.
View this post on Instagram