E rëndë, reperi i njohur vritet në një sulm mes bandave

28 Shkurt 2024, 09:37Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një reper holandez i njohur si Bigidagoe është qëlluar për vdekje gjatë një sulmi mes bandave në Amsterdam.

Reperi 26-vjeçar i quajtur Denzel Silo u qëllua kur po tentonte të largohej me një automjet tip “Volkswagen Polo”.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e djeshëm në orën 5:30, ku reperi u dërgua me urgjencë në spital.

Për shkak të plagëve të rënda ai ndërroi jetë.

26-vjeçari, emri i vërtetë i të cilit është Denzel Silos, po përpiqej të ikte kur Volkswagen Polo në të cilin ndodhej u qëllua me armë zjarri në orën 5:30 të mëngjesit të djeshëm.

Të shtënat ndodhën pranë stacionit të Amsterdamit Sloterdijk, një qendër kryesore transporti.

E rëndë, reperi i njohur vritet në një sulm mes bandave

Video