“Françeska do që të na ndajë”/ Arbër Hajdari trullos Romeon: Ke lojë të dobët, kërkon mbështetjen e Heidit

27 Shkurt 2024, 21:59Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Nuk më ka mbrojtur”/ Romeo, Heidi dhe Françeska në debat

Ka nisur me debate “prime” i sotëm në “Big Brother Vip”. Pyetja që u ngrit, ishte nëse Françeska po ndërhyn në marrëdhënien mes Heidit dhe Romeos? Të dy banorët kanë patur një raport shumë miqësor me banoren e re. Mirëpo Romeo ka aluduar se në debatet e fundit me Heidin ka ndikuar shoqja e saj.

Sipas aktorit, Françeska ka për qëllim ta ndajë nga Heidi, ndërsa për këtë të fundit shprehet se ajo nuk është shqetësuar që është “sulmuar” nga të tjerët, ndërsa në debatet e tij me modelen ka mbështetur këtë të fundit.

Romeo: Unë që në momentin që Françi ka ardhur në shtëpi e kam respektuar, por kur nisi të rrinte me Heidin dhe u afrua, unë asnjëherë nuk e kam ofenduar. Je xheloz, je xheloz më ka thënë disa herë.

Françeska: Mos gënje. Trego të vërtetën.

Romeo: Në momentin që unë dyshova dhe i dhashë një dënim, ku i thash të përqafonte më shumë njeriun brenda në shtëpi, ajo përqafoi Ledionën. Ndërkohë thonte që Heidi është ajo që ka afër në këtë shtëpi. Ka hyrë në këtë shtëpi për të më ndarë mua dhe Heidin, për të ndërhyrë. Në momentin e prime-t të së shtunës, Françi ndërron krevat.

Françeska: Ia lirova banores së re.

Romeo: Mori pozicionin e Gracianos. Zgjodhi krevatin pranë Ledionës. Pasi ndërroj krevatin prisja se kur do të sulmonte. Françi më thotë më pas në sy të Heidit, se kjo ka më shumë argumenta. Françi nëse bashkëshorti jot, një mik i përbashkët do të ju thonte, ky është burrë i mirë ti je gropë?

Françeska: Këtu jemi në Big Brother.

Romeo: Më lër ta mbaroj. I kam thënë unë që Heidi nuk ka nevojë për mbrojtjen time.

Françeska: Unë kam hyrë këtu si Françeska, jo për ti mbajtur pishtarin Romeos. Se të djeg ty është punë për ty. Unë them atë që mendoj. Ti vjen vërdallë duke e reklamuar veten si mbreti shtëpisë, si babo. Më ke akuzuar se dua të ndaj çiftet, unë jam grua e martuar me fëmijë. Ti bën ofendimin më të madh ndaj meje.

Romeo: Ti do të ndash çiftet kjo je ti.

Françeska: Mua nuk më intereson fare.

Heidi: Përfitojnë nga çiltërsia dhe nisin godasin. Nuk ishte pozicion i rehatshëm, nuk ndihesha mirë. kur u sulmua Romeo ishte edhe Erjola aty, por nuk u prekëm as unë as ai. Por kur e thotë Françeska. Vendosem në një situatë të vështirë. Janë gjithë ato raste që bëjnë komente tendencioze. Unë kur e di që është një çift nuk e bëj një koment të tillë.

Arbër: Nuk kam parë një përpjekje që Franceska po tenton të ndajë çiftin, as Julin. Nuk e kam parë në asnjë material filmik. Nëse Franceska shpreh një opinion te Heidi, pse mos ti bëhet qejfi.

Romeo: Nuk je kaq naiv se të njoh

Do të futem dhe unë te bigu? Mos u merr në nivelin tim. Pse u mërzite ti?

Romeo: Heidi u mërzit se unë godita Franceskën

Arbër: Lojë e dobët e jotja dhe kërkon mbështetjen e Heidit

Romeo: Unë ktu jam vetëm. Dua të di a është në krahun tim apo jo. Po të të bien ty në tavolinë si do reagoje ti

Arbër: Do mu bënte qejfi

Ledion: Mas çdo burri të suksesshëm, ka një grua të jashtëzakonshme

Romeo: Kur e kam përkrahur atë gocën unë, se ka bërë asnjeri

Ori: S’më bën sens fare diskutimi të ofendohesh nëse dikush ngre në piedestal një meritë të partnerit. Akuza është ngritur ndaj Franceskës, kanë thënë që ka hyrë po ndan çiftet. Më duket abuzive ta vësh Franceskën në këtë pozitë.

Video