Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një grua trasgjinore e cila po vuante dënimin në një burg grash në Nju Xhersi është zhvendosur në një institucion tjetër pasi kishte lënë shtatzëna dy të burgosura.
Sipas mediave të huaja, Demi Minor, 27 vjeç, u transferua muajin e kaluar nga nga Institucioni Korrektues Edna Mahan në Klinton në Institucionin Korrektues Rinor të Shtetit Garden, një burg për shkelësit e rinj që ndodhet në Burlington County, Dan Sperrazza.
Minor i cili po vuante dënimin për vrasje nga pakujdesia, është aktualisht e vetmja grua e burgosur në objekt dhe është vendosur në njësinë vulnerabël.
Mësohet se Minor ka të drejtë për lirim me kush në vitin 2037.