Reperi Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi, ka marrë vendimin për të anuluar të gjithë koncertet për shkak të vrasjes së shokut të tij, Brilant Martinaj.
Lajmin e ka bërë me dije vetë reperi përmes një postimi në rrjetet sociale. Teksa iu kërkon ndjesë publikut dhe lokaleve ku do perfermonte, Stresi shkruan se ka nevojë për qetësi.
"I kërkoj ndjesë publikut. I kërkoj ndjesë të gjitha clubeve ku do performoja, por anulloj çdo aktivitet timin, kam nevoj për qetësi." shkruan Stresi.
Gjithashtu reperi ka publikuar dhe një video nga koncertet e tij, ku dëgjohet teksa thotë "Një speciale shkon për Brilant Martinajn". Ai e shoqëronte Stresin në çdo koncert.
Brilant Martinajt iu bë atentat mesditën e djeshme tek mbikalimi i Fushë Krujës, ku u ekzekutua së bashku me Diklen Vatën dhe Besmir Hoxhën.