‘Mos u mërzit së kështu e ka jeta’, Stresi publikon videon e Brilant Martinaj, reperi me lot në sy

18 July 2022, 11:00Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
‘Mos u mërzit së kështu e ka jeta’, Stresi publikon
Stresi dhe Brilant Martinaj

Stresi ka reaguar sërish për Brilant Martina, këngëtari me anë të një instastory me një video e ka kujtuar 'mikun e tij' me këngën ‘Mos u mërzit së kështu e ka jeta’.

Në videon e publikuar nga Stresi shikohet Brilanti teksa këndon dhe e ka shoqëruar me emoj me lot.


Kujtojmë se 23-vjeçari u ekzekutua në një atentat së bashku me miqtë e tij Besmir Hoxha dhe Diklen Vata. Ndaj makinës me të cilën lëviznin tre të rinjtë u qellua me breshëri kallashnikovi rreth 60 herë, duke bërë që mjeti të shpërthente në flakë.

Në të u dogjën brenda Martinaj dhe Hoxha, ndërkohë që Vata mundi të dalë nga makina, por që nuk u la i gjallë nga atentatorët të cilët u kthyen dhe e ekzekutuan.


Video