Brilant Martinaj e Diklen Vata shok edhe të Feros, reagon reperi (FOTO)

18 July 2022, 16:07Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Brilant Martinaj e Diklen Vata shok edhe të Feros, reagon reperi (FOTO)
Fero, Brilant Martinaj dhe Diklen Vata

Brilant Martinaj dhe truproja i tij Diklen Vata, të cilët humbën jetën mesditën e djeshme në një atentat tek mbikalimi i Fushë Krujës, kanë qenë shok edhe të reperit nga Kosova Feronit Shabani, i njohur me emrin e artit si Fero.

Ky i fundit ka reaguar përmes postimeve në rrjetet sociale, ku ka publikuar foto me të dy viktimat. "Allahu n'Xhenet vllavi jem" shkruan Fero në foton me Brilant Martinajn.

Kujtojmë se dy viktimat kishin miqësi dhe me reperin Stresi. Nga atentati humbi jetën dhe Besmir Hoxha, i cili ishte shofer në mjetin me të cilin po udhëtonin bashkë me Brilant Martinajn dhe Diklen Vatajn.



Video