Supriza e verës, teze e mbesë vijnë me bashkëpunimin e parë

29 June 2022, 16:20Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Supriza e verës, teze e mbesë vijnë me bashkëpunimin e
Beatrix Ramosaj dhe Albërije Hadergjonaj

Beatrix Ramosaj do të bashkojë forcat me tezen e saj, Albërie Hadërgjonaj për të nxjerrë së shpejti në treg bashkëpunimin e tyre të parë.

Teze e mbesë kanë nisur punën në studio për realizimin e këngës. Kjo u kuptua nga një fotografi që Albërija ka postuar në InstaStory nga një studio muzikore, teksa ka etiketuar Beatrixën.

“Vjen shumë shpejt”, ka shkruar Albërije Hadërgjonaj krahas fotografisë, e cila më vonë u ripostua edhe nga Beatrix.

Të dyja këngëtaret i pamë për herë të parë në një duet së bashku në kohën kur Albëria i bëri mbesës së saj një surprizë në Big Brother. Të dyja kënduan një nga hitet e padiskutueshme të karrierës së Albërie Hadërgjonajt, “Asnjëherë”.

Supriza e verës, teze e mbesë vijnë me bashkëpunimin e


Video