Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Dy ditë më parë Semi Jaupaj publikoi këngën e saj të re të titulluar “Mos u kthe”.
Në rrjet flitet se kënga i dedikohet historisë së Borës dhe Donaldit.
“Para syve të botës rashë, më poshtë nuk e di a ka, si nuk të erdhi pak gjynah?! Gojën mbyllur do e mbaj, emrin tënd nuk do ta përmend, s’do të godas aty ku të dhemb!
Mos u kthe, nisu dhe shko te zemra tjetër që të pret, mos u kthe te unë se shumë më mirë pa ty jam vetë. Mos u kthe se jam t’u u mundu m’i harru krejt kujtimet që m’i le”, këndon Semi.
Ende pa u bërë 24 orë, “Mos u kthe” ka marrë mbi 1.4 milion shikime dhe afro 3 mijë komente, mbi 90% e të cilave janë pozitive.
