Fjoralba, Xhemi apo Arjola? Zbulohet kush do të moderojë “Portokallinë”

16 February 2022, 17:25Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Fjoralba, Xhemi apo Arjola? Zbulohet kush do të moderojë

Sezoni i “Portokallisë” rinis në fillim të muajit të ardhshëm, në datë 6 mars. Ndërkohë, ka patur shumë diskutime në lidhje me prezantimin e shfaqjes, si rrjedhojë e deklaratës së Arjola Demirit që shprehu dëshirën të ishte moderatore e emisionit të humorit.

Nga ana tjetër, edhe Xhemi Shehu ka deklaruar se do të rikthehet në ekranin e “Top Channel”, ndërsa pati aludime se mund të rikthehet gjithashtu si prezantuese e “Portokalli”.

Por vetë aktorët kanë zbuluar se Fjoralba Ponari do të jetë përkrah Salsanos në drejtim.

“@fjoralba.ponari, këtë sezon do kemi fatin të ndjejmë magjinë e publikut më në fund!”, ka shkruar Rezart Veleshnja, duke konfirmuar kështu jo vetëm moderimin nga Fjoralba, por edhe rikthimin e publikut në skenën e humorit.

Kështu, Arjolës do t’i mbetet vetëm shtëpia që mori dhuratë nga “Big Brother Vip” dhe nuk do t’i plotësohet dëshira e saj, të cilën e shprehu gjatë sfidës së kutisë së Pandorës.

“Kur erdhi kartolina e dëshirave, unë e kam lënë bosh. Më pas, u ktheva për ta riplotësuar. Unë kam marrë pjesë në audicionin e “Portokallisë. Ndoshta nuk kam format e duhura, ose nuk kam atë oratorinë për shkak të dialektit tim.”- ka thënë ajo.


Video