
Beatrix Ramosaj akuzoi sot Balina Bodinakun për shpifje dhe paralajmëroi se mund të ndërmarrë rrugë ligjore. Përmes disa postimeve në Instagram, Beatrix ka shpërndarë një komunikim që është bërë midis Balinës dhe një fanseje të Beatrix.
Sonte Balina reagoi me një tekst të detajuar në Instagram, duke u ankuar se dikush ka keqpërdorur mesazhet e saj private. Ajo e quan cenim të privatësisë
“Është gjëja më absurde që më ka ndodhur këto kohë. Akuzat për përbaltje të imazhit dhe përdorim të komunikimeve personale më takojnë mua”, shkruan Balina në Instagram.
“Ky është komunikim nga Instagrami im me një person që mendoja se e njihja, por është account fallco. Nuk isha duke folur me Beatrix, siç është kuptuar nga disa”, shpjegoi ajo më tej.
“Kush dëshiron të shohë. E sheh. Më është prekur privatësia. Ky është komunikim personal dhe nuk ka lidhje me produksionin”, përfundon ajo reagimin e saj.
