
Duket se në mbrëmjen e kaluar jo çdo gjë ka shkuar siç duhet në Big Brother Fun Club, pasi në momentet kur nuk ishte duke u xhiruar, mes ish-banorëve ka pasur debate.
Në disa video të bëra publike në rrjetet sociale dëgjohen që bërtasin Arjola Demiri, Xheisara dhe Ardit Cuni. Arsyeja e vërtetë nuk dihet, por videoja po bën xhiro në rrjet.

Xheisara: Çfarë po flet ti more, po ja fut kot. Po e ka shok more çfarë surprize thua? Mozik e ka shok Donaldin dhe nuk ishte surprizë për Donaldin!
Ardit Cuni: Çlidhje ka kjo…
Por ky nuk ka qenë debati i vetëm. Mësohet se Arjola ka pasur një debat shumë të fortë me Elgit Dodën, ku ndër të tjera ky i ka përmendur edhe apartamentin që asaj iu dhurua. Është dashur ndërhyrja e produksionit që Elgiti të kërkonte falje.
Nga ana tjetër edhe Egzona ka debatuar me produksionin, të cilin e ka akuzuar për mungesë respekti.
Sara gjithashtu pati një debat me moderatorin e spektaklit Donja Mema, pasi kjo nuk i dha fjalën.