Sara hap "Kutinë e Pandorës", sheh “bumin” e lajmeve të shkruara për të dhe dërgon në televotim 7 banorë

21 Shkurt 2024, 08:11Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sara Gjoordeni

Një tjetër Kuti Pandore u hap në Big Brother VIP, këtë herë nga Sara Gjordeni.

Ajo vendosi ta hapë atë, ku fillimisht lexoi Zarfin e Bardhë.

Në të shkruhej se banorja mund të lexonte lajmet që shkruheshin në të në portale.

Sara lexoi tituj teksa bëri edhe disa komente, brenda 120 sekondash.

Më pas erdhi radha e Zarfit të Zi, i cili kishte të bënte me nominimet.

Banorja do të zgjidhte mes grupit të vajzave dhe grupit të djemve, për t’i dërguar të gjithë në televotim.

Sara zgjodhi grupin e djemve, kështu që njëri prej tyre do të lërë shtëpinë të martën.

Për publikun qëndron i hapur votimi për të shpëtuar Albin, Fatjonin, Romeon, Julin, Bardhin, Gazin ose Meritonin.

Në lidhje me këtë televotim, opinionisti Arbër Hajdari tha se shpreson që të mos dalë Bardhi, kjo pasi nominimin e bëri partnerja e tij.

Video