Partnerja surprizon Albin, kishte kërkuar nga Vëllai i Madh që të linte shtëpinë

20 Shkurt 2024, 23:49Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Partnerja surprizon Albin

Albi Nako është surprizuar nga partnerja e tij, Dorisi.

Gjatë prime-t të sotëm ajo hyri brenda Big Brother VIP, ku patën edhe një takim emocionues me banorin.

Por nga ana tjetër u zbulua diçka nga moderatori Ledion Liço.

Ai tha se Dorisi ka kërkuar nga producentët e programit që Albi të largohej nga loja dhe të hiqte dorë nga çmimi i madh.

”Nuk po jep maksimumin në lojën e tij. Nuk është ky Albi që unë njoh, ai që kur bën batuta unë të mbaj barkun me dorë nga të qeshurat”, tha Dorisi.

Pavarësisht kësaj, Albi vendosi ta vazhdojë lojën, duke u shprehur se tashmë do të nisë lojën e vërtetë.

Video