“Gjest i ulët”/ Meritoni i përmendi vazhdimisht vajzën Ledionës, të gjithë i dalin kundër, ‘tërbohet’ Ilnisa

20 Shkurt 2024, 22:51Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Meritoni dhe Ilnisa

Lediona dhe Meritoni janë përplasur sërish gjatë spektaklit të sotëm për faktin se Meritoni i përmendi emrin e vajzës, gazetares, duke i thënë shpesh Micky Mouse.

Meritoni: Unë vetë jam baba dhe nuk e përmend.

Lediona: Po ti përmende vajzën time.

Meritoni: Lediona ti njihesh për viktimizim dhe gënjeshtra. Pse e përdor fëmijën është turp.

Lediona: Ke folur për fëmijën tim.

Meritoni: Viktimizimi… Pse nuk vazhdove me muhabetin.

Lediona: Cila është arsyeja që më ke provokuar për Romeon?

Meritoni: I shkove tek kuzhina dhe vazhdove duke i thënë Miki Maus.

Erjola: Pafytyrësia me e madhe Meritonit është kur ka thënë që Miki është emri i vajzës. Ty një nominim të tregoi sa frikacak je.

Lediona: Meriton unë kurrë nuk ta kam përfshirë fëmijën ty këtu.

Meritoni: Ti po përdor çdo situatë.

Lediona: Ai më ka thënë edhe tek lavamani që qaj që të viktimizohesh. Është turp për ty që je edhe prind vetë.

Arbër Hajdari: Meriton unë ende habitem se si nuk tërhiqesh nga fjalët e tua, që fut në lojë fëmijën e saj. Unë e kuptoj që mund të kesh lajthitur nga nominimi, po jo kaq. Çfarë lidhje ka Miki Mausi me Ledionën. Është emri i fëmijës së saj mor djal. Ku e lidh ti? Mua po më dukesh dredharak, që do t’i ikësh.

Lediona: Ti ke dy ditë që nuk je normal.

Ledion Liço: Kur Lediona vazhdon ta thotë, ti pse vazhdon? Kjo është pyetja. Ajo të tha të lutem po më ngarkon me vajzën që kam jashtë.

Bardhi: Unë realisht jam kundër ti përmendësh gjërat që nuk janë jashtë. 90% ia kemi bërë me dije që mos ta bëjnë.

Romeo: Unë i thash Meritonit që të mos e bëjë. Madje i kërkova që të më thotë si është punë e Miki Mausit. I thash a e ndalove, po më tha. Këtu e marr vesh që jo. Por kështu paska gabuar.

Erjola: Mua më vjen keqe se ajo është një grua që po e rrit e vetme vajzën e saj.

Ori Nebiaj: Mendoj që i bëri keq ky nominimi, dhe të gjithë inatin ia nxore Ledionës. Këtu është çështja e burracërisë, që nuk tërhiqet nga emri i fëmijës.

Arbër Hajdari: Për mua ishte krejt e qartë në klip. E para donte ta lëndonte deri në atë pikë që kënaqej kur e shihte duke qarë. Unë me njerëz që i shmangen kësaj, ai po shijonte kënaqësi qe ajo po qante. Ky ishte gjest i ulët.

Ilnisa përplaset ashpër me Ledjonën: S’jam Jul Deda që i shkon dhe i shtrihesh në krevat…

Ilnisa dhe Ledjona janë përplasur ashpër gjatë Primes së sotme sa i përket debatit të gazetares me Meritonin për përmendjen e emrit të vajzës Miki gjatë etiketimit që po i bënte Miki Mouse.

Sipas Ilnisës Ledjona po viktimizohet sepse megjithëse etiketimi ka një lloj peshe, loja mes dyshes për Miki Mousen ka vijuar prej ditësh. E irrituar gjatë përballjes, Ilnisa i është drejtuar Ledjonës duke i kërkuar të mos e gënjente në surrat pasi nuk është vajzat e tjera apo Jul Deda të cilit i shkon në krevat për viktimizimin e radhës.

Ilnisa: Unë jam e drejtpërdrejtë dhe nuk mund të kamufloj situata sepse në fund të fundit e mira dhe e keqja janë të dyja bashkë. Këta të dy kanë filluar prej disa ditësh me këtë lojën e Mikit dhe nuk e di se pse Ledjona përdori pikërisht atë mbrëmje ku unë nuk e dija se i paska thënë Meritonit se vajza quhej Miki. Nuk e di pse e thotë tani në Prime se ‘ti e dije’.

Ledjona: Po ti e dije…

Ilnisa: Po ne të dyja nuk flasim dhe mua mos më gënje në sy…

Ledjona: Ti dje në krevat ke folur me Meritonin për Miki Mouse.

Ilnisa: Nuk jam vajzat e tjera unë dhe Jul Deda që i shkon dhe i shtrihesh në krevat për të bërë viktimizimin e radhës. Mos më gënje sy për sy. Ledjon sapo e tha që unë e dija.Çështja e Miki Mouse ka një lloj peshe dhe unë jam dakord me ju, por ka filluar më herët.

Ledjona: Uaaa qenka e tmerrshme.

Video