Reperi i njohur shqiptar bëhet baba për herë të dytë

2 Prill 2024, 18:55Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Reperi i njohur shqiptar, Lumi B, është bërë baba për herë të dytë. Ka qenë bashkëshortja e tij Miranda, e cila e bëri të ditur lajmin e bukur, përmes një postimi në InstaStory, ku edhe konfirmoi se djali i tyre erdhi në jetë më 28 mars.

“Më datën 28 mars 2024, jemi bekuar me lindjen e djalit tonë. Sot gjej rastin dhe dua të falënderoj nga zemra gjithë personelin mjekësor”, shkruan bashkëshortja e reperit.

Lumi B dhe Miranda janë tashmë prindër të një djali dhe familjes së tyre sapo iu shtua një anëtar i ri.

Reperi i njohur shqiptar bëhet baba për herë të dytë

Video