Puthja pasionante pas daljes nga qelia, kush është "Buza", e dashura e Cllevios që e ka mbajtur sekret deri më sot (VIDEO)

24 July 2022, 14:42Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Puthja pasionante pas daljes nga qelia, kush është "Buza", e
Cllevio dhe e dashura e tij

Rreperi Cllevio Serbiano, emri i vërtetë i të cilit është Kleviol Ahmeti, i cili u arrestuar një muaj e gjysmë më parë, është liruar nga burgu në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ai u prit nga shumë shokë dhe të afërm në shtëpinë e tij në Lushnjës, ku mes tyre ishte dhe e dashura e tij, të cilën Cllevio e thërret "Buza", duke iu referuar buzës së bukur të saj.

Deri më sot, Cllevio e kishte mbajtur sekret portretin e të dashurës së tij, duke u ruajtur gjithmonë për të mos ta nxjerrë gjatë "video-live" në rrjetet sociale. Por, mbrëmjen e djeshme nuk mund ta shmangte dot nga dhjetra kamera telefonash që e filmonin pas zbritjes nga fugoni i Policisë.

Siç shihet dhe në videon e mëposhtme, Cllevio shkëmben një puthje pasionante me të dashurën e tij në shkallët e pallatit. Po ashtu "Buza" e Cllevios shfaqet pa dashje edhe në një pasqyrë brenda banesës teksa po filmonte Cllevion.


Video