Jennifer Lopez dhe Ben Afleck nisin muajin e mjaltit në Paris

24 July 2022, 00:37Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Jennifer Lopez dhe Ben Afleck nisin muajin e mjaltit në Paris
JLo dhe Affleck

Tashmë zyrtarisht një çift, Jennifer Lopez dhe Ben Afleck po shijojnë muajin e tyre  të mjaltit në qytetin e dashurisë, Paris.

Ylli i popit shfaqet  e veshur me një fustan mahnitëse me lule, ndërsa 49-vjeçari mban veshur një palë pantallona dhe një këmishë blu, teksa shijonin pranin e njëri-tjetrit të ulur në një park.

Këngëtarja e kombinoi veshjen e saj me një palë sandale të sheshta , dhe një çantë dore në ngjyrë të kuqe. Me flokët e kapura topuz, Jennifer theksoi tiparet e saj mbresëlënëse me një “make up natyra”.

Dyshja u fotografuan gjithashtu teksa shijonin një darkë romantike në një nga restorante e Parisit.

52-vjeçarja dukej sensasionale e veshur me një fustan të kuq të gjatë  me një dekolte të ekspozuar, ndërsa aktori amerikan mbante veshur një kostum serioz. 

Dyshja duken mjaft të lumtur krah njeri-tjetrit teksa shijojnë udhëtimin e tyre të parë si ‘Zoti dhe Zonja Affleck’, vetëm disa ditë pasi u martuan në Las Vegas.

Së fundmi në mediat e huaja po flitet se çifti se po planifikon të bëjë një dasmë më ekstravagante në Georgia, javët e ardhshme.

 


Video