Kleviol Ahmeti, i cili njihet me emrin e artit si Cllevio Serbiano, u lirua në orët e para të ditës së sotme nga burgu i Fierit.
Menjëherë, pas mbërritjes në shtëpinë e tij në Lushnje, ku do të qendrojë në arrest shtëpie, Cllevio u fut menjëher "live" në rrjetet sociale, ku duket se i kishin munguar gjatë qendrimit në burg.
Por, kohën prej më shumë se një muaji në qeli, Cllevio e ka shfrytëzuar për krijimin e tekstit të një kënge me vargje shumë prekëse. Ato ai i tregoi gjatë një bashkëbisedimi me personazhin tjetër të rrjeteve sociale Aleks Visha.
Cllevio ia dedikon ato vargje momenteve të vështira që ka kaluar dhe shokëve të tij të ndarë nga jeta, ku në vargjet përfshihej dhe Aleks Visha, i cili ishte në bashkëbisedim me reperin dhe u prek gjithashtu edhe ai.
"Arsyetoj si në teatër, artist monologu,
Brunon e kam puth, pikonte loti te morgu,
Marën s'e pashë dot, kam tronditje konstante,
tregoi pedagogut, Dritan Dajti dhe nëna vet kur e qante,
dhimbje shpirtërore, ngjarje episode,
jam ndarë nga njerëzit e dashur, kupton ti idiote?
Aleksi ka humbur vëllain, në zemër mban pikturën,
Dori rri mërzit, mungojnë tre vëllezërit të kaluarët,
taksirata familjare, rezidenca edhe te varrezat,
burg, burg, burg, çdo prokuror jep pretenca,
Ça po thu ti, miss you brooklyn,
dërgoj lule te varri, gangos brooklyn,
ke një vlla të vogël gjujts, gango si ty brooklyn,
unë kujdesem për ju, fli i qetë brooklyn," ishin disa nga vargjet që tha Cllevio gjatë videos "live".