Plane për fundjavën? Ja si parashikohet moti për nesër

21 August 2022, 00:09Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Plane për fundjavën? Ja si parashikohet moti për nesër
Ilustrim

Fundjava pritet të jetë nën ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme dhe më të freskëta. Dita e shtunë parashikohet të ketë mot me vranësira dhe kthjellime, raporton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak

Reshjet e shiut do të jenë prezente që në orët e para të mëngjesit në pjesën perëndimore dhe pjesërisht atë qendrore me intensitet të ulët deri mesatar, lokalisht reshje në formën e shtrëngatave.

Gradualisht reshjet e shiut të herëpasherëshme  do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit por me intensitet të ulët. Dita e diel parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit.


Era parashikohet nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi deri në 15m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.


Video