Bregdeti i jugut duket se është i preferuari dhe i këngëtares shqiptare me famë botërore Dua Lipa. Njësoj si vitin e kaluar, edhe këtë vit Dua Lipa po kalon disa ditë pushimi në të njëjtën zonë.
Gjatë këtyre ditëve, Dua nuk ka nguruar të postojë foto në rrjetet sociale, duke reklamuar Shqipërinë tek rreth 68 milionë ndjekësit e saj në Instagram.
Së fundmi, Dua ka postuar të tjera foto ku shfaqet herë me fustan dhe herë me bikini të zeza, por gjithmonë joshëse. Vlen të theksohet fakti se Dua ka arritur të ‘rrëmbejë’ edhe komente nga themeluesi i rrjetit social Mark Zuckerberg, duke e quajtur "mbretëresha e Shqipërisë".
Dua gjithmonë ka promovuar Shqipërinë dhe kulturën shqiptare dhe duke pasur parasysh influencën e saj në botë mund të themi se është padyshim ambasadorja më e mirë e jona.