Einxhel Shkira detyrohet të sqarojë ca gjëra për gjininë e bebit që po pret

19 August 2022, 21:03Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Einxhel Shkira detyrohet të sqarojë ca gjëra për
Einxhel Shkira dhe Dj Dagz

Ditën e sotme, disa story të Monika Lubonjës ngacmuan kureshtjen e të gjithëve për gjininë e bebushit që po presin Einxhel Shkira dhe Dj Dagz.

Teksa kujtonte momentet brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” ku bënte plane për martesën e tyre dhe fëmijën që do të kishin në të ardhmen, Monika e quajti papritur fëmijën ‘Princeshë”.

Ndaj, të gjithë besuan se ajo e dinte gjininë e foshnjës dhe e tregoi padashur para vetë prindërve të bebit.

Megjithatë, në disa postime në InstaStory, Einxhel është siguruar të sqarojë se as ata vetë nuk e dinë gjininë e foshnjës. Kjo sepse dëshirojnë të bëjnë një “Baby Gender Reveal”, ndaj për ta do të jetë gjithashtu surprizë, si për gjithë të tjerët.

 

 

 


I vetmi person që e di gjininë deri tani, është kunata e Einxhelit (motra e Dj Dagz).

Ajo do të ndihmojë në organizimin e festës, ndërsa Einxhel ka publikuar gjithashtu një bisedë private me kunatën. Kjo e fundit i thotë se në fakt po torturohet nga fakti që e di gjininë, është super e lumtur por s’mund t’ia thotë askujt.

“Uroj të duroni deri atëherë meqë po duroj dhe vetë kaq shumë. Mos më pyesni mua sepse nuk e di gjininë. E vetmja që e di është halla e vet”, shkruan Einxhel.

Einxhel Shkira detyrohet të sqarojë ca gjëra për


Video