Në pritje të "Sunny Hill Festival" në Tiranë, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, po kalon disa ditë pushime në bregdetin e jugut dhe duket se po kënaqet shumë. Natën e djeshme, ajo ka kaluar një darkë perfekte vere nën shoqërinë e familjes dhe miqve.
Gjatë këtyre ditëve, ajo postuar shumë foto dhe video në rrjetet sociale, duke e prezantuar Shqipërinë para 86 milionë ndjekësve të saj në Instagram.
Nga darka e djeshme, Dua ka postuar në InstaStory disa video duke kënduar këngë të vjetra shqiptare me familjarëty e saj si “E dehur jam” të Nexhmije Pagarushës apo “Shkel” të Armend Rexhepagiçit. Në një video ajo bën edhe "Gëzuar!" në shqip.
Dua gjithmonë ka promovuar kulturën shqiptare dhe duke pasur parasysh influencën e saj në botë mund të themi se është padyshim ambasadorja më e mirë e jona.