"Për pak sa nuk humba krahun", Arjan Konomi përfundon në spital: Më ndodhi një fatkeqësi (VIDEO)

27 June 2022, 20:22Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Për pak sa nuk humba krahun", Arjan Konomi përfundon
Arjan Konomi

Opinionisti Arjan Komoni ka përfunduar në spital gjatë pushimeve që po kalon në Jordani. Ai ka publikuar një video në rrjetet sociale ku njofton për “fatkeqësinë që i ka ndodhur.”

Arjan Konomi tregon se ka bërë një ndërhyrje kirurgjikale në krah, pasi sipas tij, për pak sa nuk e ka humbur fare. Ai shprehet se kjo ka qenë dhe arsyeja pse nuk ka postuar këto ditë në rrjetet sociale.

“Tungjatjeta miq. Siç po më shikoni ndodhem në kushte jo të mira, Më duhet të ndaj një fatkeqësi që më ndodhi. Nodhem në spital të Amanit, dje kam bërë një ndërhyrje kirurgjikale të krahut tim të cilin desh e humba për pak, por për fat të mirë ka shpresë akoma. Nuk di se çfarë t’ju them tjetër por nëse ju kam munguar në Instagram është për këtë arsye.”– shprehet Arjani gjatë videos.


Video