“Bibla është plagjiaturë”, Zhaklin Lekatari debat të ashpër me gruan e pastorit Pano: Nuk i përgjigjem asaj gjuhe

27 June 2022, 19:56Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Bibla është plagjiaturë”, Zhaklin Lekatari debat
Zhaklin Lekatari debat të ashpër me gruan e pastorit Pano: Nuk i përgjigjem asaj gjuhe

Lajmi se Gjykata e Lartë në SHBA miratoi heqjen e së drejtës së abortit, shkaktoi tronditje në Amerikë, ndërsa vendimi u cilësua si një kthim 100 vite pas në kohë. Shtetet amerikane në mënyrë individuale do mund të ndalojnë procedurën, ndërsa në disa prej tyre ka nisur mbyllja e klinikave dhe vendosja e kufizimeve të reja.

Paneli i ftuar në “Rudina”, i përbërë vetëm nga gra, Zhaklin Lekatari, Iva Tiço, Edlira Gjoni dhe Lindita Pano diskutoi pikërisht mbi të drejtën e gruas mbi trupin e saj. Mes opinioneve të ndryshme, Lekatari, duke mbrojtur vendimin e lirë të gruas u vendos përballë mendimit të bashkëshortes së pastorit Akil Pano, Linditës, e cila e konsideron abortin një krim.

Gjatë debatit, Pano shpeshherë nuk drejtohej drejt gazetares, gjë që nxiti Zhaklinën të sillte një këndvështrim tjetër për situatën, por edhe ta ‘sulmonte’ duke përdorur Biblën.

Zhaklin Lekatari: Për vazektominë. Pse duhet të ndalojmë dhe të kontrollojmë trupat e grave kur në fakt jeta vjen nga sperma që ndodhet në trupin e burrave?  Pse ne nuk promovojmë vazektominë dhe këta burra le t’i ngrijnë vezët në mënyrë që këto gra të mos detyrohen të bëjnë aborte? Pra, pse nuk e japim një alternativë tjetër? Pse kontrollohet vetëm trupi i gruas dhe jo ai i burrit? A është burri gjithashtu që jep jetën?

Promovo vazektominë. Vazektomia është një zgjidhje perfekte dhe nuk kemi nevojë fare të arrijmë deri te aborti. Pse nuk e promovojmë vazektominë? Pse gjithmonë ne duam të kontrollojmë gruan dhe trupin e gruas? Pse bibla konservatore dhe e krishterë që është për më tepër, plagjiaturë vazhdon dhe e ka fiksim fetusin se pasi fetusi lind nuk i plas fare, por e ka fiksim nga ngjizja deri në 9 muaj. Aty është komplet rregulli.

Lindita Pano: Shiko, të lutem…

Zhaklin Lekatari: Po përgjigju moj zonjë të lutem.

Lindita Pano: Ajo gjuhë nuk është e përshtatshme. Nuk i përgjigjem asaj gjuhe.

Zhaklin Lekatari: Moj zonjë, po cila është e përshtatshme? Është e përshtatshme fakti që unë ju flas dhe ju nuk më shikoni? Kjo është e përshtatshme?

Lindita Pano: Unë nuk do t’i përgjigjem asaj gjuhe.

Zhaklin Lekatari: Moj zonja Pano, të lutem, cila është e përshtatshme? Unë ju flas dhe ju nuk më shikoni dhe nuk më përgjigjeni? Kjo është edukatë? Apo fakti që unë jam ekspresive dhe nuk jam e edukuar, por ju që nuk më përgjigjeni dhe nuk më shikoni, jeni e edukuar?

 


Video