Merr fund dilema, ja kush do të jetë prezantuesi i "Big Brother Vip Kosova"

27 June 2022, 15:08Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Merr fund dilema, ja kush do të jetë prezantuesi i "Big Brother
Big Brother Vip Kosova

Moderatori i njohur Alaudin Hamiti do të jetë prezantuesi i "Big Brother Vip Kosova", që pritet të nisë së shpejti.

Kjo dilemë ka marrë fund dhe lajmin e ka konfirmuar vetë Alaudin Hamitit përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa ka shprehur dhe lumturinë që ka për këtë aventurë të re.

"Yesss! Është zyrtare! Me shumë kënaqësi konfirmoj se do të jem prezantuesi i BBVK në këtë super aventurë televizive që fillon këtë vjeshtë në ArtMotion&Klan Kosova. Mezi po pres rrugëtimin tre mujor në "Big Brother VIP Kosova", me synimin për të sjellë si gjithmonë, më të mirën në tregun mediatik kosovar," - shkruan ai krahas postimit në Instagram.

Alaudini është nga prezantuesit më të njohur të televizionit në Kosovë, i cili ndër vite moderoi projekte interesante argëtuese.

Formati i "Big Brother Vip" do të mbahet për herë të parë në Kosovë dhe pjesë e këtij spektakli pritet të jenë shumë figura të njohura.

Ky spektakël pritet të fillojë në vjeshtë dhe tashmë çdo gjë është finalizuar dhe së shpejti do të mund ta shihni në ekranet tuaja.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Alaudin Hamiti (@alaudinhamiti)


Video