“Një nga gjërat më të mira që më ka ndodhur në jetë është vdekja e nënës"

27 June 2022, 14:19Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Një nga gjërat më të mira që më ka ndodhur
Mike Tyson

Legjenda e boksit, Mike Tyson ka zbuluar çuditërisht se vdekja e nënës së tij ishte një nga gjërat më të mira që i ka ndodhur ndonjëherë në jetë.

Lorna Tyson ndërroi jetë nga kanceri në vitin 1982, tre vjet para se djali i saj të bëhej boksier profesionist. 

Tyson ka qenë i hapur për edukimin e tij në Brooklyn, Nju Jork, ku iu desh të luftonte për të mbijetuar. Dhe ai ka treguar se humbja e nënës së tij në moshë kaq të re në fakt e ndihmoi atë të merrte rrugët e këqija.

55-vjeçari i tha ShayShay Club: “E dini, një nga gjërat më të mira që më ka ndodhur ndonjëherë është që nëna ime vdiq. Sepse nëna ime do të më mbante si ‘fëmijë’. Në asnjë mënyrë, nuk do t’i isha futur një sherri në rrugë’.

Iron Mike ishte vetëm 16 vjeç kur Lorna vdiq. I rritur në Brownsville, një lagje e mbushur me kriminelë, Tyson pati një jetë të vështirë në nisje te saj, por sipas kjo e ndihmoi të bëhej boksier i mirë.

Para se të mbushte 13 vjeç, Tyson është arrestuar rreth 38 herë dhe është dërguar në një shtëpi riedukimi për djem. 


Video