“Bespreme”, kënga e re e Mozzik është dedikim për Loredanën? (VIDEO)

27 June 2022, 16:54Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Bespreme”, kënga e re e Mozzik është dedikim
Mozzik dhe Loredana

Loredana dhe Mozzik janë një ndër çiftet më të komentuara të showbizit për ndarjet dhe ribashkimet e shumta mes tyre. Ata janë rikthyer sërish në qendër të vëmendjes, sidomos pas publikimit të bashkëpunimit të Loredanës me Noizyn "Heart attack" dhe marrëdhënia shumë e mirë e dy reperave.

Së fundmi, Mozzik ka paralajmëruar se do sjellë një këngë të re me titull “Bespreme”. Ai ka publikuar një pjesë të këngës në TikTok dhe teksti i saj është: “A thu të ka marrë malli ty njësoj për mua?/A thu mujm na dy me u përmirësu/As vet s’e di për ça jena idhnu/Kurrë s’u nala tu insistu”.

Nuk dihet nëse reperi është frymëzuar nga Cllevio Serbiano për këtë titull kënge, por fansat mendojnë se Mozzik këtë këngë ja dedikon Loredanës. Ata i kanë bërë tag nëpër komente dhe kanë ironizuar me të.


Video