Pasi tërbuan gjithë Italinë, Kanye West dhe Bianca mbajnë radhë dhe ulen në stol të hanë "qebap"

15 Shtator 2023, 10:02Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Shpallja “non grata” nga operatori turistik “Venezia Turismo”, pasi u fotografuan duke bërë seks oral në një prej varkave në kanalin e qytetit italian, duket se nuk i ka ndikuar aspak Kanye West dhe bashkëshorten e tij Bianca Censori.

As fyerjet dhe inati që kanë ndezur në mesin e italianëve për stilin e veshjes ku Bianca ekspozon format e saj në rrugë, nuk kanë qenë motiv për reflektim.



Kjo pasi modelja 28-vjeçare dhe reperi amerikan kanë vazhduar të shfaqen po me të njëjtat veshje provokuese, këtë herë në rrugët e Berlinit.

Ata janë fotografuar nga paparacët duke pritur në radhë para një dyqani qebapësh në kryeqytetin gjerman, me Bianca Censorin që me veshjen transparente ekspozon të gjitha asetet e saj.

Ndërkohë, Kanye e kishte gjatë gjithë kohës fytyrën të mbuluar në stilin e kapakut, me një copë pëlhure të zezë ndërsa nuk mbante veshur atlete por vetëm çorape të zeza, siç edhe është bërë e zakonshme në daljet e tij të fundit në publik.

Më vonë dyshja, që shoqërohej nga një anëtare e stafit të tyre u ulën në një stol publik për të konsumuar donerin qebap të blerë në “Gemüse Kebap” të Mustafait, një dyqan i njohur për këtë lloj ushqimi tradicional turk në kryeqytetin e Gjermanisë.

Video