“Prapani*at dhe su*jenat u bënë vlerë”, Robert Aliaj shpërthen ndaj personavezhe të ekranit: Janë deformuar..

14 Shtator 2023, 13:51Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Robert Aliaj

Komentet dhe fyerjet në rrjetet sociale duke prodhuar një gjuhë urrejtjeje dhe mungesë të informacionit, argumentit apo kritikës shënjestrojnë këdo që i përdor.

Në një studio televizive për motivet dhe faktorët që kanë sjellë komentet negative, Robert Aliaj bie dakord me bashkëbiseduesit që rendisin arsye si kultura e përgjithshme e një populli, formimi, ndrydhja, mungesa e konceptimit të lirisë dhe privatësisë së tjetrit, por shton se një rol kryesor në përkeqësimin e situatës e kanë luajtur figurat televizive.

Sipas Aliajt, promovimi i vulgaritetit me qëllimin për t’u shitur është kthyer në një vlerë teksa  përgjegjshmëria ka qenë inekzistente.

Robert Aliaj: Nuk diskutohet që kultura e përgjithshme është një faktor, por çfarë e bëri këtë kulturë të përgjithshme, çfarë ndikoi më keq? Jemi ne njerëzit e televizionit. Nuk ka një personazh publik që të shohësh që mos të shesë aty sa lekë ka, sa i blen xhinset, të fryhet, të deformohet si të dojë vetëm për t’u shitur, pra nuk ka një personazh publik në veçanti vajzat, që më vjen shumë keq, e kupton se unë kam vajzë vetë dhe nuk do doja kurrë ta shikoja në atë gjendje, të deformuar vetëm për t’iu përshtatur shijeve të këtij publiku vulgar.

Pra neve, përgjegjshmëria jonë ishte 0. Neve, neve që bëmë televizionin, ne që përbënim opinion, neve ishim fokusuar te mungesat tona, te halli jonë. Dilnim edhe shisnim vetëm sa të bukura jemi, çfarë trupi kam, si i kam prapanicat, shikoni sutjenat, shiko këtë dhe vetëm provokonim dhe u bë vlerë kjo e kupton, se ka kaq vjet që po ndodh kjo nëpër ekran.

Video