
Njeriu më i pasur në botë thotë se nuk ka shtëpi dhe u përplaset nëpër shtëpi e divane miqëve të tij.
"Unë as që zotëroj një vend për momentin, fjalë për fjalë po qëndroj në vendet e miqve", tha Elon Musk në një intervistë video me Chris Anderson, kreu i organizatorëve të konferencës TED.
"Nëse udhëtoj në Bay Area (San Francisko), ku është pjesa më e madhe e inxhinierisë së Teslës, në thelb rrotullohem nëpër dhomat e gjumit rezervë të miqve", shtoi Musk.
Musk, i cili vlerësohet se ka një pasuri neto prej 251 mld dollarësh, sipas Bloomberg, po i përgjigjej komentit të Anderson se shumë janë ofenduar nga koncepti i miliarderëve, duke pasur parasysh pabarazitë globale në pasuri.
Ligjvënësit amerikanë, si Sen. Elizabeth Warren kanë kritikuar gjithashtu megamiliarderët si Musk për faturat e tyre relativisht të ulëta të taksave.