Tërmeti lëkundi Ballkanin, Donald Veshaj: Të pres në autostradë sonte!

23 April 2022, 11:48Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tërmeti lëkundi Ballkanin, Donald Veshaj: Të pres në
Në foto: Aktori Donald Veshaj dhe moderatorja Bora Zemani

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.7 ballë ka goditur mbrëmjen e të premtes Ballkanin, ku lëkundjet janë ndjerë në disa shtete, përfshirë edhe vendin tonë. Disa prej vipave shqiptarë kanë reaguar nëpërmjet ‘InstaStoryt’ e tyre në lidhje me lëkundjet e forta që u ndjenë edhe në Tiranë.

Midis tyre ishte dhe aktori i humorit, Donald Veshaj i cili bëri një batutë duke shkruajtur “Le të fillojnë telefonatat: A e ndjeve tërmetin?”

Pas këtij shkrimi ka ardhur dhe një video ‘funny’ në ‘Tik Tok’ e aktorit i cili ka vendosur në sfond një pjesë të këngës së njohur JP Saxe- ‘If the world was ending.’

Tërmeti lëkundi Ballkanin, Donald Veshaj: Të pres në

E teksa Donaldi improvizon duke bërë mimika të një fytyre të trishtuar poshtë videos ka shkruar: “Mendimi im i parë pas tërmetit. Të pres në autostradë sonte!”.

Tërmeti lëkundi Ballkanin, Donald Veshaj: Të pres në

 



Video